Nga 14-16 janar në Almati (Kazakistan) u mbajt takimi i dytë i radhës i organizuar nga Banka Botërore Islame (IDB) ku morën pjesë ministra dhe zyrtarë të lartë të Kazakistanit, Afganistanit, Shqipërisë, Azerbajxhanit, Iranit, Kirgizstanit, Pakistanit Taxhikistanit,Turqisë, Turkmenistanit dhe Uzbekistanit, si dhe udhëheqës komunitetesh biznesi dhe shoqërisë civile. Në këtë takim, ku u diskutua mbi të arriturat e IDB-Ggrup si dhe strategjia e mundshme për përkrahje të mëtejme zhvillimit socio-ekonomik te vendeve anëtare në sektorë të ndryshëm zhvillimore, nga BIK ishin të ftuar Ejup Ramadani dhe Ahmed Sadriu.

Forumi u hap nga z.Aset Issekeshev, zëvendëskryeministër dhe Ministër i Industrisë dhe Teknologjisë se re të Kazakistanit, i shoqëruar nga Dr. Muhamed Ali, Kryetar i IDB-s dhe Kryebashkiaku i Almatit. Në ditën a parë të konferencës u mbajtën dy sesione me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga shtetet jo-anëtare, të cilat kanë të drejtë të aplikojnë për grante në fondin e asistencës së veçantë dhe me programe të ndryshme zhvillimore siç janë SME (ndërmarrjet e vogla dhe të mesme)

Në sesionin e dytë të këtij vorkshopi ishin të ftuar përfaqësues të Bashkësive Islame të shteteve jo-anëtare, aty ku merrnim pjesë edhe ne nga BIK-së

Sesionin e kryesonte zëvendëskryetari i IDB-s Dr. Ahmet Tiktik, një njeri i ngritur dhe i urtë, i cili dëgjonte me vëmendje të madhe çdo prezantues dhe çdo sugjerim.

Prezantimi i përfaqësuesve të BIK-së ishte i përqendruar kryesisht në mundësinë e aplikimit për grande të ndryshme në fondin e asistencës së veçantë, dhe atë të bursave.

Demonstruan se numri vjetor i përfituesve të IDB-bursës në fillim (para 6 viteve ) mori rritje, duke arritur në 21 studentë në vitin 2009, kurse në vitet në vijim ka një rënie dhe tani është viti i tretë me radhë që Kosovës po i ndahen vetëm tri bursa në vit dhe duke i parë nevojat emergjente të vendit tonë, përfaqësuesit t BIK-së kërkuan që ky numër të rritet, dhe morën premtime, që, kjo do të ndodh. BIK është shumë mirënjohës IDB-s për gjithë atë, që ka bërë deri tani. Ndihma e IDB-sektori i bursave deri tani kap shumën prej 261.770,00 $.

Një vit më herët ka pasur edhe një program të suportuar nga IDB me ç’rast na është akorduar një përkrahje financiare prej 1500$. Me ketë shumë është hartuar projektin “Kujdesu për dhëmbët” me ç’rast janë vizituar disa shkolla nëpër fshatra të Kosovës dhe është bërë një prezantim me nxënës të moshave 9-10 vjeç. Në ekip ishin Stomatologu, asistentja e mjekut dhe prezantuese, e cila me powerpoint demonstronte rolin e kujdesit për dhembet që nga fëmijëria.

Programi u prit shumë mirë nga fëmijët dhe nga stafi mësimor, por edhe nga vetë prindërit. Në kuadër te këtij programi ishin vizituar 4 shkolla fshatrash dhe janë trajtuar mbi 120 nxënës të cilëve në fund u janë dhuruar një brushë dhe pastë dhëmbësh.
{gallery}idb14annvsr{/gallery}
Në ditën e dytë të konferencës merrnin pjesë ministra të vendeve anëtare dhe kryesohej nga Dr. Muhamed Ali i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i Kazakistanit dhe kryebashkiaku i Almatit.
Ku u demonstrua  rëndësia e vërtet e IDB- dhe projektet me rëndësi të madhe që kishte përkrahur nëpër vende të ndryshme të botës. Po ashtu u pa, se sa me fuqi angazhoheshin përfaqësuesit e vendeve të ndryshme që të përfitonin simpatinë ë Bankës, për të përkrahur ndonjë projekt madhor në shtetin e tyre. Në tabelat dhe shifrat që u prezantuan në ekran, figuronte edhe Shqipëria, e përfaqësuar nga Elona Mitrovica.
Gjatë kësaj konference, përfaqësuesit e BIK-së, z. Ejupi dhe z.Sadriu u takuan edhe me z. Enefer, sekretar i IDB-së, i cili i informoi se edhe përfaqësues të qeverisë së Kosovës ishin të ftuar të merrnin pjesë në këtë konferencë por që nuk kishin ardhur. IDB, në gjirin e vet tani ka 56 shtete me një kapital prej 30 miliardë ID, kurse kapitali në qarkullim është afër 18 miliardë ID. Nga kjo shumë 4.6 miliard është paguar me fundin e vitit 1433 (H) ose 2012. Bartësit kryesorë janë : Arabia Saudite 24%, Libia 9%, Irani 8.5%, Kuvajti 7.2%, Egjipti 7.2%, Emiratet e Bashkuara 7.15%, Katari 7%, Turqia 6.6% dhe Nigeria 5.5%.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt program festiv për nder të 28 Nëntorit në “Medresenë Alauddin”

Prishtinë, më 27 nëntor 2024 Në ambientet e “Medresesë Alauddin” u organizua një program f…