Ferizaj, 12 dhjetor 2016
Këshilli i Bashkësisë Islame të Ferizajt organizoi manifestim me rastin e Mevludit- ditëlindjes së Muhamedit a. s. Manifestimi i mbajt në teatrin “Adriana”  në Ferizaj.
Në këtë ngjarje festive morën pjesë  myftiu i Republikës  së Kosovës me bashkëpunëtorë, përfaqësues të Komunës së Ferizajt, nga Policia e Kosovës, personalitete të jetës arsimore, politike, kulturore, hoxhallarë nga rajoni e shumë të tjerë. Ky  manifestim u hap me këndimin e një pjese të Kuranit nga Adem ef, Hoxha, kurse mysafirëve mirëseardhje iu dëshiroi kryetari i KBI të Ferizajt Bujar ef, Hasani i cili veç tjerash tha se siç janë gëzuar dhe kanë manifestuar gëzimin Hafëz Ymeri, Mulla Vesel Guta dhe të gjithë hoxhallarët tanë historikë, ashtu ne sot po gëzohemi dhe po manifestojmë gëzimin në këtë muaj për lindjen e më të mirit.”Rikujtojmë gjithnjë se modeli ynë shqiptar i mez’hebit hanefi që është i kultivuar e i sprovuar me shekuj në këtë kontinent, është kompatibël me kohën e re dhe me kulturën shqiptare, garanci e mjaftueshme që të mos rrëshqitet në dukuri negative, është model vazhdimësie që siguron njësinë tonë dhe që ruan ekuilibrat shoqërorë që kanë ndërtuar të parët tanë.”tha Hasani

Më pas programin e përshëndeti Myftiu  Naim ef.Tërnava i cili mbajti edhe ligjëratë me këtë rast theksoi se me lindjen e Muhamedit a.s., njerëzimit iu dërgua dëshmitari më besnik i kohërave, përgëzuesi i lajmeve më të mira, më i dashuri i Allahut  zh. sh.dhe i njerëzve, njeriu më i bekuar i historisë së krijimit. E zgjodhi Zoti atëherë  mu atëherë kur nuk respektohej jeta, njeriu dhe çdo gjë  e kishte kaluar kufirin e kodit moral dhe njerëzor. Pikërisht në këtë kohë u dërgua Muhamedi a.s. i cili është mëshirë  për mbarë botës. Sot festojmë ditëlindjen e personalitetit më të shquar që ka njohur historia njerëzore, lindjen e Muhamedit a.s. të cilit iu shpallë misioni i fundit hyjnorë nga Zoti dhe bëri kthesë në të gjitha sferat e jetës.

”Muhamedi është përgëzues për myslimanët për të mirat që do t’i shijojnë në botën tjetër, por është edhe qortues për ata që nuk e dëgjojnë fjalën e Zotit. Nga goja e tij reflektoi drita dhe fjalët të cilat për burim kanë  Zotin, dhe se atë që e thotë Muhamedi nuk është thënie  e tij  por e të madhit Zot dhe se ai nuk fol nga të folurit e vet por vetëm i inspiruar nga ana e Zotit. Ai thirri njerëzimin që të largohen nga të gjitha punët e këqija dhe të liga dhe të dëgjojnë  fjalën e Zotit  dhe në shpirtin e tyre të fusin respektin dhe besimin në Zot. Kujtimi i ditëlindjes së shëmbëlltyrës së profetit Muhamed sot është rizgjim i sërishëm i ndjenjës dhe ashtu të strukur e të humbur në këtë vorbull të ngjarjeve e luftërave  të pakuptimta të cilat edhe më  atë ndjenjë duke mos e lënë  që të jap frutin e saj.

Kurse më pas u mbajt një program ku u këndua ilahi  e mevlud para të pranishmëve nga Avdush Krosa, Ibrahim Beqiri, Besir Musliu dhe Miraxh Islami.

Në fund  Myftiu Tërnava për kontribut fetar e kombëtar  ndau disa mirënjohje për  disa hoxhallarëve  ferizajas. Myftiu Tërnava  gjatë qëndrimit në Ferizaj paraprakisht qëndroi në Këshillin e Bashkësisë Islame të Ferizajt ku u prit nga kryetari Bujar Hasani.

Ndryshe, ditëlindja e Profetit Muhamed shënohet në natën e 12-të të muajit Rabiul Evvel sipas kalendarit hënor, që këtë vit përkon me natën që lidh 11 dhe 12 dhjetorin sipas kalendarit gregorian.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…