Prishtinë, 8 dhjetor 2016
Myftiu  i Republikës së Kosovës Naim ef. Tërnava qëndroi në Kamenicë ku u prit nga kreu komunal Begzat Sinani. Nga ana e tij Myftiu Tërnava  falenderoi kryetarin Sinani për mikëpritjen dhe gatishmërinë dhe  bashkëpunimit  shumë të ngushtë me Këshillin e Bashkësisë Islame në Kamenicë.

Myftiu  Tërnava poashtu falenderoi Kryetarin Sinani për vendimin e Kuvendit Komunal për financimin e shërbimeve fetare të rasteve mortore ngase kjo është një ndihmë e madhe për qytetarët dhe familjet e tyre me rastin e vdekjes e në veçanti kur kemi parasysh edhe gjendjen e vështirë ekonomike në vend.
Kryetari Sinani nga ana tij falenderoi myftiun për vizitën dhe për kontributin e Bashkësisë  Islame për kultivimin e traditës tonë tolerante e civilizuese .
Pas takimit myftiu  Tërnava së bashku me kryetarin Sinani  takoi edhe imamët e Komunës së Kamenicës  në një drekë pune ku  diskutuan për zhvillimet e jetës fetare në  Komunën e Kamenicës dhe për domosdoshmërinë e bashkëpunimit ndërinstitucional. [layerslider id=”14″]

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava takoi zëvendësministrin për Çështje të Umres së  Arabisë Saudite, dr. Abdulaziz Vezan

Prishtinë, më 14 janar 2025 Në kuadër të takimeve me personalitetet që po marrin pjesë në …