Myftiu Tërnava priti në takim kryetarin e Kamenicës z. Begzat Sinani

Prishtinë, 13 dhjetor2016
Myftiu i Republikës së Kosovës mr. Naim ef. Tërnava, sot prit në takim kryetarin e Kamenicës z. Begzat Sinani. Myftiu Tërnava nga ana e tij  falënderoi kryetarin Sinani për  vizitën dhe  gatishmërinë dhe  bashkëpunimit  shumë të ngushtë me Bashkësisë Islame të Kosovës gjegjësisht me  Këshillin e Bashkësisë Islame në Kamenicë.

Myftiu poashtu falënderoi kryetarin Sinani  dhe Kuvendin  Komunal të Kamenicës, për ndarjen e  një lokacioni për ndërtimin e selisë së Këshillit të Bashkësisë Islame  të Kamenicës. Kurse kryetari i Kamenicës z, Begzat Sinani falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen dhe shprehu gatishmërinë që të vazhdohet  edhe më në bashkëpunimin e ndërsjellë në të mirë të mirëqenies së përgjithshme të popullatës sonë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim kryetarin e PDK-së z.Memli Krasniqi

Prishtinë, më 27 mars 2023 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…