Drejtori i Drejtorisë së Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, ka dërguar mesazh urimi për Diasporën tonë me rastin e fillimit të muajit të bekuar Ramazan. Në këtë mesazh urimi thuhet:

MESAZH URIMI

    Me rastin e fillimit të muajit të bekuar Ramazan, më 11 mars 2024, ditë e hënë, në emër të Kryesisë së BIK-ut, në emrin e Myftiut Tërnava dhe në emrin tim personal, ju urojmë e përgëzojmë për muajin e madhëruar Ramazan, të gjithë drejtuesve të Bashkësive Islame Shqiptare dhe Unioneve të Bashkësive Islame Shqiptare në Diasporë, imamëve të nderuar, drejtuesve të xhamive (Qendrave) dhe të gjithë besimtarëve islam, duke ju dëshiruar agjërim të lehtë dhe të pranuar te Zoti.

    Agjërimi i muajit Ramazan është një ibadet që bartë në vete urtësinë, devotshmërinë, sinqeritetin, dashurinë, sakrificën, unitetin, tolerancën dhe mirëkuptimin ndër-njerëzor.

    Bashkatdhetarë të nderuar, në këtë muaj të madhëruar, të mëshirës e solidariteti, të fisnikërimit e bujarisë, edhe pse larg familjes e farefisit, lusim Allahun xh.sh., që t’ua bëjë sa më të lehtë agjërimin e Ramazanit.

    Me fat e me hair muaji Ramazan!

                                                                                                         Drejtori,

                                                                                                    Ekrem Simnica

Shfaq më shumë në Diaspora

Shfleto

Drejtori Siminca priti në takim imamin Muhamed ef. Havollin

Prishtinë, më 18 nëntor 2024 Drejtori i Drejtorisë së Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë I…