Aksioni humanitar “Sofra e Ramazanit 2020” që po organizohet nga Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, është duke ecur mbarë e mirë. Bereqeti është bërë adresë e sigurt ku bamirësit e vullnetmirët qoftë nga Kosova por edhe diaspora vazhdojnë të derdhin mjetet e tyre duke ndihmuar këtë aksion humanitar duke iu përgjigjur pozitivisht kësaj iniciative të nisur nga SHHB “Bereqeti”. Me këtë rast kjo Shoqatë falënderon të gjithë kontribuuesit e deri tanishëm duke lutur Zotin që tua shtojë bereqetin dhe suksesin këtyre bamirësve por edhe tjerëve që do të ndihmojnë gjatë ditëve në vijim.
Sot këtij aksioni humanitar iu kanë përgjigjur:
1000 kg miell janë dhuruar nga “Telkos & Ardinet”, nga Podujeva me pronar Ymer Kurtollin.
250 euro janë dhuruar nga Sh.p.k. “Loni”, nga Podujeva me pronar Gani Malokun.
2009 kg miell janë dhuruar nga Jetullah Bajgora nga Dobratini i Podujevës
2500 euro Firma “Extra Montages”, nga Zvicra me pronar nga Kosova
400 euro nga vëllezërit Elmi dhe Enis Gallopeni nga Lipjani
Firma “Eurokos” me pronarët vëllezërit Shamolli nga Shala ka dhuruar 10 pako ushqimore dhe 10 thasë miell nga Lipjani
Aksioni humanitar ka filluar më 11 prill dhe perfundon më 1 maj.
-
Sofra e Ramazanit 2024
Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” edhe këtë vit organizon aksionin tashmë tradicional… -
“Bereqeti” shtriu dorën e ndihmës në pjesën veriore të vendit
Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti‘’, në kuadër të aktiviteteve humanitare në pjesën ve… -
Së shpejti fillon shpërndarja e 60 ton mish nga therja e kurbanëve
Në ditët në vijim, Bashkësia Islame e Kosovës do të fillojë shpërndarjen e mishit të Kurba…
Shfaq më shumë në Bereqeti
Shfleto
U mbajt program festiv për nder të 28 Nëntorit në “Medresenë Alauddin”
Prishtinë, më 27 nëntor 2024 Në ambientet e “Medresesë Alauddin” u organizua një program f…