Aksioni humanitar “Sofra e Ramazanit 2020” që po organizohet nga Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, është duke ecur mbarë e mirë. Bereqeti është bërë adresë e sigurt ku bamirësit e vullnetmirët qoftë nga Kosova por edhe diaspora vazhdojnë të derdhin mjetet e tyre duke ndihmuar këtë aksion humanitar duke iu përgjigjur pozitivisht kësaj iniciative të nisur nga SHHB “Bereqeti”. Me këtë rast kjo Shoqatë falënderon të gjithë kontribuuesit e deri tanishëm duke lutur Zotin që tua shtojë bereqetin dhe suksesin këtyre bamirësve por edhe tjerëve që do të ndihmojnë gjatë ditëve në vijim.

Sot këtij aksioni humanitar iu kanë përgjigjur:

1000 kg miell janë dhuruar nga “Telkos & Ardinet”, nga Podujeva me pronar Ymer Kurtollin.

250 euro janë dhuruar nga Sh.p.k. “Loni”, nga Podujeva me pronar Gani Malokun.

 2009 kg miell janë dhuruar nga Jetullah Bajgora nga Dobratini i Podujevës

2500 euro Firma “Extra Montages”, nga Zvicra me pronar nga Kosova

400 euro nga vëllezërit Elmi dhe Enis Gallopeni nga Lipjani

Firma “Eurokos” me pronarët vëllezërit Shamolli nga Shala ka dhuruar 10 pako ushqimore dhe 10 thasë miell nga Lipjani

Aksioni humanitar ka filluar më 11 prill dhe perfundon më 1 maj.

Shfaq më shumë në Bereqeti

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…