Prishtinë, 30 tetor 2017
U mbajt mbledhja e rregullt e redaksisë së revistës “Dituria islame”. Në këtë mbledhje u analizuan tre numrat e fundit të revistës dhe u diskutua për ta.
Kryredaktori i revistës, dr.Ajni Sinani, falenderoi anëtarët e redaksisë për kontributin dhe mundin që janë duke dhënë për daljen dhe pasurimin e revistës me tema dhe ide të reja dhe u theksua nevoja që edhe më tutje të begatohet kjo revistë duke i zënë trendet e mirëfillta mediale.