Prishtinë, 25 tetor 2017
IOM Zyrja në Kosovë ka filluar me pilot projektin ‘Dialogu në Komunitet’ që synon të mbështesë iniciativat rinore, që në këtë rast synon të përfshijë edhe medresetë.
‘Bashkëpunimi rajonal i cili po mbështetet nga Qeveria Britanike, në Kosovë dhe Bosnjë ka identifikuar domosdoshmërinë e bashkëpunimit me Bashkësinë Islame të Kosovës’-theksoi në fjalën e tij z.Habib Habibi, menaxher i programit të IOM.

Myftiu Tërnava ofroi mbështetjen e plotë të Bashkësisë Islame sepse siç tha ai:’Është obligim i ynë fetar që të ndihmohemi në punë të mira dhe të zbrabsim të këqijat’.

Muftiu Tërnava foli edhe për sfidat e shumta me të cilat përballen sot të rinjtë e Kosovës,dhe ndihmën që po jepin medresetë,Fakulteteti i Studimeve Islame, si dhe tërë mekanizmat e Bashkesisë Islame në kultivimin e vlerave të tolerancës dhe dialogut në Kosovë.
Në kuadër të bashkëpunimit me IOM,Kosovë, janë paraparë disa punëtori dhe një skemë grantesh nga e cila do të përfitojnë të rinjtë me projektet e tyre në komunitetin e tyre.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim një delegacion nga Fondacioni “Shejh Zajed”

Prishtinë, më 8 nëntor 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërna…