Prishtinë, 7 tetor 2017
Organizuar nga Këshilli i Bashkësisë Islame I Gjilanit, në shtëpinë e kulturës së qytetit në Gjilan, u mbajt promovimi i librit të ribotuar të dr. Muhamet Pirrakut “Mulla Idris Gjilani dhe mbrojtja Kombëtare e Kosovës Lindore (1942 1951)”. Në këtë eveniment mori pjesë edhe Myftiu i Republikës së Kosovës Naim ef. Tërnava më bashkëpunëtorë .
Fjalë rasti mbajtën Myftiu i Republikës së Kosovës Naim ef. Tërnava dhe kryetari i KBI-së në Gjilan Naim ef. Aliu.
“Ne, Këshilli i Bashkësisë Islame i Gjilanit duke parë nevojën e lexuesve dhe të të interesuarve që të kenë në dorë këtë libër, vendosëm ta ribotojmë këtë libër të dokumentuar me fakte për jetën, veprën dhe sakrificën e kolosit, Mulla Idris Gjilanit”,-tha kryetari Aliu.
Ndërsa Myftiu Tërnava veçoi se studimet dhe promovimet e tilla janë shumë të rëndësishme e sidomos kur kemi te bëjmë me figurat e shquara të kombit që bënë shumë për vendin dhe për popullin tonë, duke ua vënë në pah vlerat, virtytet e sakrificat e tyre sublime në shërbim të kauzës sonë fetare e kombëtare.
Myftiu Tërnava nënvizoi se me idealet e sakrificën qe ka rrënjët thellë në besimin në Zotin një, Mulla Idrizi organizoi, mbrojti dhe luftoi për tërësinë e tokave shqiptare, ideal ky i kolosëve dhe personaliteteve më të ndritura të popullit tonë, që u paraqitën dhe lindën si feniks nëpër periudha dhe etapa të ndryshme të historisë sonë të lavdishme kombëtare. Populli shqiptar në krye me Mulla Idrizin Gjilanin, me rezistencën e tij heroike në kodrën e Kikës, dëshmoi dhe i tregoi botës mbarë se Ne nuk jemi popull që rrimë duarkryq kur na sulmohet atdheu ynë e as që pranojmë ideologji, sisteme e regjime të huaja që nuk njohin Zot e fe. Shembullin e Mulla Idrizit e ndoqën edhe shumë imamë e hoxhallarë edhe në luftën e fundit në Kosovë, rreth 40 imamë ranë dëshmorë në mbrojtje të atdheut, të motivuar nga atdhedashuria dhe nga inspirimi e motivimi Kuranor e profetik.

Gallery Wordpress “Me organizimin e promovimit këtij libri, me të cilën po ndriçojmë jetën dhe veprën e Mulla Idriz Gjilanit dhe me organizimin e akademive të ngjashme përkujtimore, ndihemi më të lehtësuar, sepse, sikur po kryejmë një pjesë të obligimit moral që kemi ndaj figurave që kanë qenë të anatemuara për dekada me radhë, siç është rasti i Mulla Idrizit e i shumë figurave të tjera të kombit tonë që u dëshmuan dhe sakrifikuan jetën e tyre në shërbim të fesë e të atdheut. Tashmë po marrin vendin e tyre të merituar në analet e historisë së ndritshme të popullin tonë”,- tha Myftiu Tërnava.
Më pas panelistët e nderuar prof. dr. Daut Bislmi, prof. dr. Sabile Kiçmezi dhe mr. Aliriza Selmani referuan për figurën, për rolin e Mulla Idriz Gjilanit dhe për kontributin e tij fetar dhe atdhetar.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu i Kosovës shtroi iftari për nder të Fitores së Bedrit

Prishtinë, më 27 mars 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…