Prishtinë, 15 prill 2016
Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnava, sot priti ambasadorin Fayez Mishari Al Jasim, ambasador jorezident i shtetit të Kuvajtit.

Myftiu Tërnava i shprehu mirëseardhje ambasadorit të ri Al Jasim, dhe e njoftoi me punën e BIK-ut dhe organizimin e jetës fetare në Kosovë, dhe njëherit e çmoi lart marrëdhënien mes dy vendeve mike, me ç’rast e falënderoi për ndihmën e shtetit të Kuvajtit dhënë Kosovës në kohët më  të vështira.

Ambasadori Al Jasim falënderoi Myftiun edhe për mikpritjen dhe për bashkëpunimin serioz në realizimin e disa projekteve në ngritjen e infrastrukturës së BIK-ut, dhe shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit të mëtejmë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava takoi zëvendësministrin për Çështje të Umres së  Arabisë Saudite, dr. Abdulaziz Vezan

Prishtinë, më 14 janar 2025 Në kuadër të takimeve me personalitetet që po marrin pjesë në …