Prishtinë, 19 prill 2016
Në kuadër të modernizimit të administratës së BIK-ut Drejtoria e Financave, e udhëhequr nga Kasim ef. Gërguri mbajti trajnimin financiar të kontabilitetit dhe financave me arkëtarët e Këshillave të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe institucioneve e saj, me temën “Mbajtja e kontabilitetit dhe financave përmes programit”.
Ky trajnim vjen si rezultat i vendimit të Kryesisë së BIK-ut, e cila në mbledhjen e mbajtur më 17.3.2016 mori vendim për ridizajnimin e programit financiar për Kryesinë e BIK-ut, duke përfshirë edhe Këshillat e BIK-ut dhe institucionet e saj.

Drejtori financiar në Kryesinë e BIK-ut, Kasim ef. Gërguri ka hartuar programin financiar me plotësime dhe ndryshime me programerë të licencuar dhe konsulentë të fushës së kontabilitetit dhe financave.
Në trajnim morën pjesë arkëtarët e Këshillave të BIK-ut, FSI-së, Medresesë së Mesme Alauddin, me paralelet e saja, Konvikti i vajzave, kurse trajnimin e udhëhoqi drejtori Financiar në Kryesinë e BIK-ut, Kasim ef. Gërguri, bashkë me konsulentët profesionalë të fushës së kontabilitetit dhe financave.
Pas trajnimit gjithë pjesëmarrësve në këtë trajnim njëditorë iu dha nga një USB me program të licensuar, për t’i instaluar në institucionet ku ata veprojnë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim zv/ministrin e Jashtëm të Turqisë, z. Yasin Ekrem Serim

Prishtinë, më 28 mars 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…