Prishtinë,12 prill 2016
Më 12 prill Myftiu i Republikës së Kosovës Naim ef. Tërnava mori pjesë në duanë e hatmes të 20 nxënësve që mësuan në Xhaminë e Madhe në Ferizaj. Imami i kësaj Xhamie Adem ef. Hoxha u dëshiroi mirëseardhje myftiut Tërnava dhe stafit të tij, duke theksuar se kjo xhami asnjëherë nuk ka pushuar së mbajturi mësim-leximin e Kuranit deri më sot.

Nga ana e tij Myftiu Naim ef. Tërnava çmoi lart kontributin e imamit Adem Hoxha, dhe uroi nxënësit për këtë sukses që po kurorëzohet sot me duanë e hatmes.

“Ombrella e myslimanit është dija, arsimimi, dhe u kundërta e kësaj injoranca e padija. Këto janë gjëra që myslimani nuk guxon t’i pranojë si të vetat, sepse nuk janë të tijat, dhe ato janë në kundërshtim me vetë Kuranin, porosinë e Allahut dhe të Muhamedit a.s. Të lexojmë e të mësojmë është urdhër i Zotit, dhe të thërrasim në fe me urtësi në rrugën e Tij. Ne nga kjo xhami gjithherë kemi pasur nxënës shumë të mirë, që kanë dalë nga dora e këtij imami dhe kanë qenë të dalluar në mesin e moshatarëve të tyre. Andaj edhe këta nxënës që sot janë para nesh këtu, e që me një angazhim edhe më të madh sigurisht se do të arrijnë të jenë shembull për të mirë. Sepse Muhamedi a.s. thotë: “Më i miri prej jush është ai që e mëson Kuranin dhe ua mëson të tjerëve.” Pra këtë Kuran ta mishërojmë në shpirtrat tanë, familjet tona, dhe atë ta kemi motiv jete! Derisa veprat e Muhamedit a.s. të jenë shembull që duhet ndjekur, atëherë punët i kemi në rregull”, ndër ë tjera myftiu Naim ef. Tërnava.[layerslider id=”3″]

Ai në vazhdim i uroi të gjithë nxënësit për këtë arritje, duke lutur Zotin që rahmeti dhe mëshira e Tij të zbres mbi gjithë ne, e posaçërisht mbi këta nxënës, që ndoshta do të jenë edhe nxënës të Medresesë dhe Fakultetit të Studimeve Islame, dhe do ta japin kontributin e tyre për fe dhe vatan.

Kryetari i KBI të Ferizaj Bujar ef. Hasani nga ana e tij, duke çmuar kontributin e imamit Adem ef. Hoxha dhe zëvendësit të tij, Mustafë ef. Ahmeti, tha se nuk ka gjë më të çmuar se edukimi. “Kemi nevojë t’jua rikujtojmë qytetarëve tanë, sidomos qytetarëve të rinj, se në trevat tona xhamia është ajo që ka kryer funksionin e edukimit edhe në ruajtjen e identitetit kombëtar, dhe me ndihmën e Zotit këtë funksion edhe sot e gjithë ditën, e deri në Kiame,t do të vazhdojë ta kryejë. Është për t’u falënderuar myftiu Tërnava që gjen nga koha e tij e çmuar për ta mbështetur e promovuar këtë funksion të xhamisë, pra prezenca e shkëlqesisë së tij është argument i gjallë dhe garanci për sa thamë më herët. Këtyre nxënësve Kuranin Zoti ua bëftë pranverë zemre, leximin e tij ushqim shpirti e kuptimet e tij ndriçim mendjeje, u bëfshin si mulla Vesel Guta e Hafëz Ymeri e hoxhallarët e tjerë tanë të nderuar”, shtoi ai.

Këshilli i Bashkësisë Islame në Ferizaj ndau mirënjohje për imamin Adem ef. Hoxha dhe zëvendësin e imamit, mualimin Mustafë ef. Ahmeti për punën e tyre me nxënës kurse nxënësit që kryen hatme u pajisën me certifikata.

Nxënësit që bënë hatme janë: Aid Bajraktari (2002), Albin Kurtishi (2001), Arian Haliti (1994), Blend Miftari (2002), Donjeta Pajaziti (2001), Dhurata Miftari (2001), Edina Topojani (1999), Elmi Haliti (2002), Florent Fetahu (1997), Miraxh Islami (2002), Xheneta Nazifi (2002), Valton Dauti (2001), Zgjim Haxhiu ( 1998), Merita Avdyli (1998), Deniza Burrniku (1999), Anita Vladi (1999), Liridon Kllokoqi (1981), Mërgim Ramadani ( (1991), Hyzri Hasani (1947) dhe Sulltan Rexha.

Në fund duanë e hatmes e bëri myftiu Naim ef. Tërnava.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt program festiv për nder të 28 Nëntorit në “Medresenë Alauddin”

Prishtinë, më 27 nëntor 2024 Në ambientet e “Medresesë Alauddin” u organizua një program f…