Prishtinë, 30 mars 2016
Në selinë e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës Kuvendi i kësaj Bashkësie të mërkurën ka mbajtur mbledhjen e rregullt, të kryesuar nga Mr. Ajni Sinani – kryetar, ku morën pjesë edhe myftiu i Republikës së Kosovës, Mr. Naim ef. Tërnava, bashkë me anëtarët e Kryesisë dhe drejtorët e drejtorive të BIK-ut.

Pas fjalës hyrëse të kryetari të Kuvendit, Mr. Ajni Sinanit, një fjalë përshëndetëse dha edhe myftiu Naim ef. Tërnava, i cili vitin e kaluar e cilësoi si të suksesshëm dhe me të arritura të shënuara si në planin financiar ashtu edhe në atë të aktiviteteve fetare, e po ashtu edhe në aspektin e ndërtimit të infrastrukturës për nevojat e BIK-ut. Myftiu Tërnava po ashtu foli edhe për aktivitetet, sfidat dhe arritjet që ka pasur Kryesia e BIK-ut gjatë gjithë vitit të shkuar.
Myftiu Tërnava falënderoi imamët, administratën dhe udhëheqësit e BIK-ut, për kontributin që kanë dhënë në realizmin e projekteve anekënd Kosovës, dhe në të njëjtën kohë kërkoi që edhe për këtë vit të ketë angazhim edhe më të madh.
Pas fjalës së myftiut Kuvendi i BIK-ut shqyrtoi Raportin e Punës së Kryesisë së BIK-ut për periudhën janar-dhjetor 2015, të cilin pas debatit dhe sqarimeve përkatëse edhe e miratoi.
Në këtë takim Kuvendi po ashtu miratoi edhe Llogarinë Përfundimtare për Veprimtarinë Financiare të Kryesisë së BIK-ut për vitin 2015.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt program festiv për nder të 28 Nëntorit në “Medresenë Alauddin”

Prishtinë, më 27 nëntor 2024 Në ambientet e “Medresesë Alauddin” u organizua një program f…