Prishtinë,  22 mars 2016

Para terrorit e terroristëve duhet të jemi të bashkuar

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës dënon aktet terroriste që ndodhën sot në Bruksel, ku humben jetën qytetarë të pafajshëm, duke u solidarizuar me popullin dhe shtetin belg, lusim Zotin që njerëzimi   mos të përballet me veprime të tilla të tmerrshme .
Aktet e tilla, të cilat  sjellin viktima, terror e dhunë  janë  vepra  antinjerëzore dhe si të tilla paraqesin rrezik e sfidë për njerëzimin, para të cilave bota  nuk duhet të dorëzohet e gjunjëzohet.

Sot në Bruksel  edhe njëherë  u atakuan qytetarët e pafajshëm, jeta e tyre si dhe vlerat qytetëruese e civilizuese të njerëzimit.
Para terrorit e terroristëve duhet të jemi të bashkuar të gjithë, pavarësisht ku ndodh ajo.
Në këto momente  të rënda solidarizohemi dhe ndajmë dhimbjen e pikëllimin me popullin mik belg, familjarët e viktimave të cilat sot humbën më të dashurit e tyre, ndërsa të lënduarve u dëshirojmë shërim të shpejt.
Lusim Zotin e Madhëruar për paqe, qetësi e mirëkuptim!

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës

Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Listat e pagesave për projektin “Kurbani 2024” në Bashkësinë Islame të Kosovës

Bashkësisë Islame e Kosovës njofton të gjithë besimtarët se ka përfunduar me sukses për kë…