Prishtinë, më13 shkurt 2023

Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, nëpërmes dy kuzhinave të saj popullore, asaj në Pejë dhe në Mitrovicë, ka përfituar sot mbështetje financiare nga Qeveria e Kosovës. Kjo mbështetje erdhi në kuadër të masës 3.4 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike dhe nënshkrimi i saj u bë sot, ku prezent ishte edhe kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti.

Drejtori i “Bereqetit”, Behxhet ef. Ajvazi, tha se mirëpresin këtë mbështetje nga Qeveria, duke shprehur kështu përkushtimin e shoqatës “Bereqeti” që të jetë pranë familjeve nevojtare me të gjitha kapacitetet e saj, e në veçanti me kuzhinat popullore në Pejë dhe në Mitrovicë. Ai tha se në këto dy kuzhina gjatë ditës ushqehen më shumë se 600 familje.

Ndërkaq, kryeministri Kurti tha se kuzhinat popullore, përveç se ofrojnë shujta për ata më në nevojë, janë gjithashtu simbol i humanizmit tonë të përbashkët dhe dëshmi e fuqisë së komunitetit për të ndikuar pozitivisht në jetën e atyre, të cilët kanë më së shumti nevojë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…