Prishtinë, më 13 shkurt 2023

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, ka pritur sot në takim prijësit e bashkësive fetare të Kosovës, kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun Naim ef. Tërnava, ipeshkvin Dodë Gjergji dhe peshkopin Teodosije Shibaliq.

Myftiu Tërnava në këtë takim shprehu përkushtimin e institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës për promovimin e paqes, tolerancës dhe bashkëjetesës ndërfetare në vend. Ai shprehu gatishmërinë e tij dhe të institucionit që ai drejton që edhe më tej të kontribuojë për harmoninë ndërfetare.

Ky takim me prijësit fetarë u zhvillua për promovimin e dialogut ndërfetar dhe për rolin që kanë ata për forcimin e paqes. Komandanti Ristuccia theksoi rëndësinë e komuniteteve fetare për promovimin e paqes, tolerancës dhe respektit të ndërsjellë. Ai tha se fetë janë pjesë e zgjidhjes për një bashkëjetesë harmonike.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Fakulteti i Studimeve Islame promovoi programin e ri “Akademia – Studime Islame dhe Lidership”

Prishtinë, më 2 maj 2024 Fakulteti i Studimeve Islame, ka promovuar sot programin e ri, “A…