Prishtinë, 26 mars 2020

Kuzhina humanitare “Bereqeti” në Pejë e ka shtuar aktivitetin e saj në këtë situatë të rëndë që po ndodhet edhe vendi ynë për shkak të paraqitjes së Koronavirusit. Zyrtarët e Këshillit të Bashkësisë Islame të Kosovës në Pejë njoftojnë se në këtë kuzhinë për çdo ditë ushqehen më shumë se 250 persona nga kategori të ndryshme sociale me nga një shujte të ngrohtë. ‘Në këto ditë jemi organizuar dhe përveç shujtjeve u japim atyre nga një pako ushqimore, rroba dhe veshmbathje për tua lehtësuar sado pak familjeve skamnore dhe të gjithë atyre që kanë nevojë për këto”-ka thënë kryeimami i KBI i Pejës Enes ef. Goga. Ai po ashtu në këtë vazhdë nuk ka lënë pa përmendur donatorët që po ndihmojnë vazhdimisht Bereqetin në Pejë përfshirë këtu edhe kuzhinën humanitare “Bereqeti”

Ai po ashtu ka falënderuar Shpëtim Ali Musën i cili për këto dhjetë vite asnjëherë nuk e ka ndalur bukën por edhe këto ditë të vështira që po kalojmë ku qytetarët kanë nevoja dhe mungesa të mëdha,Shpëtimi, me bashkëpunëtor vazhdon të e përkrah Bereqetin në Pejë.

Ai në fund ka apeluar tek njerëzit vullnet mirë dhe bamirësit që t’i mbështesin se këta 250 persona pas Allahut shpresën e kanë tek ju dhe të jemi solidar dhe ta mbështesim njëri tjetrin dhe të lajmërohen qoftë para kuzhinës apo edhe para zyrave të KBI të Pejës apo edhe përgjegjësit e Bereqetit dhe tua lehtësojmë jetën këtyre kategorive sociale.

Shfaq më shumë në Bereqeti

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…