Prishtinë, 26 mars 2020

Shoqata humanitare “Bereqeti”, organ i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovë ka realizuar një aksion humanitar ku u ndihmuan skamnorët dhe kategroitë e ndryshme sociale. Në këtë aksion humanitar Bereqeti ka arritur të shpërndaj 25 ton miell në komunat Malishevë, Klinë dhe Skenderaj.Ky aksion po kordinohet me autoritetet loklae të këtyre komunave.

Bexhet Ajvazi drejtor i ‘Bereqetit” ka thënë se është plani detaj për shpërndarjen e këtyre ndihmave dhe ne me këtë aksion po mundohemi të jemi afër qytetarit nevojtarë dhe tu ndihmojmë të gjitha kategorive të ndryshme sociale aq sa do të kemi mundësi që në këto ditë të rënda dhe kësaj situate pandemike të krijuar për shkak të Koronavirusit që ka prekur edhe vendin tonë. Sipas planit sot janë shpërndarë 300 thas miell në komunën e Klinës, Malishevë po ashtu 300 thasë miell dhe Skenderaj po ashtu 300 thas miell.

Donator i këtyre ndihmave është Shoqata Humanitare “Firdeus” nga Tirana, kurse shpërndarjen e tyre po e bënë Shoqata humanitare “Bereqeti”.

Gjatë ditëve në vijim Bereqeti do të vazhdoj me shpërndarjen e këtyre ndihmave edhe në komunat tjera të Kosovës ku në total do të shpërndaj 100 ton miell.

Shfaq më shumë në Bereqeti

Shfleto

Kryeimami Sahiti takoi kryeimamët e këshillave të BI-së

Prishtinë, më 29 prill 2024 Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, së…