Kuvendi i BIRK miratoi Raportin e punës së Kryesisë dhe Llogarinë Përfundimtare për vitin 2013
Prishtinë, 31 mars 2014
Kuvendi i Bashkësisë Islame të Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot, të kryesuar nga  Mr. Ajni Sinani – kryetar, e ku mori pjesë edhe Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava bashkë me anëtarët e Kryesisë së BIK dhe drejtoret e drejtorive,   pas debatit shqyrtues, miratoi Raportin e punës së Kryesisë së BIK për periudhën janar -dhjetor 2013.
Kuvendi po ashtu miratoi edhe Llogarinë përfundimtare të Kryesisë së BIK për vitin 2013.
Në këtë seancë Kuvendi i BIRK miratoi edhe dy rregullore të reja: Rregulloren për veprimtari financiare të Kryesisë së BIRK, si dhe Rregulloren për sistematizimin e vendeve të punës në Kryesinë e BIRK.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U vu gurthemeli i xhamisë së re në fshatin Shkabaj të Obiliqit

Prishtinë, më 22 nëntor 2024 Me këndim të tekbireve, sot, pas namazit të xhumasë, u vu gur…