Myftiu Ternava priti drejtorin e TIKA-së, z. Ejup Javuz Prishtinë, 2 prill 2014 Myftiu Kosovës, Naim Tërnava priti sot drejtorin e TIKA-së, z. Ejup Javuz i cili e njohu Myftiun për fillimin e punimeve në restaurimin e xhamisë në Janjevë, po ashtu tha se shpejti do të nis edhe restaurimi i xhamisë së Shuhsicës në Pejë, gjegjësisht në vendlindjen poetit të madh Mehmet akif Ersoj. Javuz, gjithashtu e njoftoi myftiun, edhe përgatitjet që janë duke u bërë për fillimin e punimeve në restaurimin e xhamisë “Jashar Pasha” në Prishtinë dhe “Emin Pasha” në Prizren.Myftiu Tërnava edhe kësaj radhe falënderoi shtetin turk dhe TIKA-në për kontributin e dhënë në ruajtjen, restaurimin dhe mbrojtjen e monumenteve të lashta të trashëgimisë materiale islame në Kosovë.