04.04.2014
Pozita tejet e nëpërkëmbur e jetimëve në shoqërinë kosovare dhe lënia e tyre pasdore në shumë aspekte të jetës, shtyu Kryeimamin e BI të Kosovës, Sabri ef. Bajgora, që nëpërmes shkresës zyrtare, t’iu rekomandojë të gjithë imamëve të xhamive në territorin e Republikës së Kosovës, që ligjërata e ditës së xhuma të datës 4 prill të këtij viti, t’i kushtohet pozitës së jetimit dhe të drejtave të tij në Islam.
Sot në Kosovë janë të evidentuar mbi 10.000 jetimë që nuk e kanë njërin nga prindërit. Për këta fëmijë duhet që shoqëria jonë të ndihmojë edhe më shumë në edukim dhe t`ju rris nivelin e mirëqenies së tyre.
Sipas dispozitave islame, nuk mjafton vetëm dërgimi i ndihmave për jetimët, por më e mira është që jetimët të merren nën përkujdesje dhe të zhvillohen në ambient normal familjar, sepse kjo jep garancë më të madhe për zhvillimin normal të personalitetit të jetimit.