Prishtinë, 08 gusht 2019

NJOFTIM PËR OPINION

Kurban – Bajrami të dielën më 11 gusht 2019

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton besimtarët dhe opinion e gjerë se dita e parë e festës së Kurban – Bajramit, është ditën e diele më 11 gusht 2019.

Manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar festës së Kurban – Bajramit, mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë

Manifestimi fillon në ora 4:55, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste, të cilën do ta mbaj Dr. Sedat Islami – Ligjërues në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë.

Namazi i Kurban – Bajramit falet në ora 06:15 të cilit do ti prij Jakup ef. Çunaku- drejtor i Medresesë “Alaudin” në Prishtinë, ndërsa Hytben – mesazhin e Kurban – Bajramit do ta mbaj, zëvendës kryetari i Kryesisë së BI ta Kosovës, Reshat ef. Mexhidi.

Me rastin e festës së Kurban – Bajramit, Ditën e parë, më 11 gusht 2019, Kryesia e BIK, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Kurban – Bajramit, duke e lutur Zotin që të na pranoj Haxhin, kurbanin, lutjet dhe ibadetet tona.

Me fat festa e Kurban –Bajramit!

Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Listat e pagesave për projektin “Kurbani 2024” në Bashkësinë Islame të Kosovës

Bashkësisë Islame e Kosovës njofton të gjithë besimtarët se ka përfunduar me sukses për kë…