Sot, në orët e paradites, në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, ka ateruar aeroplani me grupin e dytë të haxhilerëve të Kosovës, që këtë vit kryen haxhin në vendet e shenjta. Në këtë grup qenë haxhilerët nga Prizreni dhe Suhareka.
Mirëseardhje atyre u dëshiruan familjarë të shumtë, të cilët u uruan haxh të pranuar.
Haxhilerët u shprehën tejet të kënaqur me organizimin dhe me procedurat e tjera. Ata thanë se përjetimet e haxhit janë të tilla, sa që nuk mund të përshkruhen dot me fjalë. Zoti na e pranoftë, e ua mundësoftë të gjithë myslimanëve ta kryejnë haxhin. Me të vërtetë janë përjetime që nuk shprehen dot me fjalë, ishin fjalët e haxhilerëve.