Njoftojmë besimtarët dhe opinionin e gjerë se nesër në mëngjes, rreth orës 8:30, do të arrijë në Kosovë grupi i katërt i haxhilerëve.
Në grupin e katërt do të vijnë haxhilerët nga Mitrovica dhe Gjilani.
Lusim Zotin që haxhilerëve t’ua ketë pranuar haxhin dhe të kthehen shëndosh e mirë në familjet e tyre!
Për detaje të tjera, familjarët e interesuar, mund t’i kontaktojnë personat përgjegjës pranë Këshillave të Bashkësisë Islame të qytetit përkatës.
Shfaq më shumë në Njoftime