Prishtinë, më 25 qershor 2024

Të kapluar nga emocionet dhe me lotë gëzimi, u panë sonte haxhilerët e Kosovës në Aeroportin e Prishtinës, teksa u kthyen nga vendet e shenjta.

Në orët e mbrëmjes të së martës, një numër i konsideruar i haxhilerëve nga Kosova u kthyen në vendlindje. Ata së bashku me haxhilerët e tjerë nga e mbarë bota kryer njërin prej pesë obligimeve të Islamit, haxhin.

Ata u shprehen tejet të lumtur që arritën të kryejnë haxhin, teksa edhe përshkruajnë ndjenjat e tyre.
Haxhilerët nga Kosova thonë se gjatë qëndrimit në vende të shenjta, kanë bërë lutje për veten, familjen dhe në veçanti për Kosovën.

Sot u kthye vetëm grupi i parë i haxhilerëve nga Rahoveci, Shtimja, Skenderaj, Drenasi, Klina, Peja, Deçani, Istogu dhe Malisheva, ndërsa gjatë ditëve në vijim pritet të kthehen edhe haxhilerët e tjerë.

1756 haxhilerë nga Kosova kryen gjatë këtij viti haxhin së bashku me miliona haxhilerë nga e mbarë bota.

“Jam jashtezakonisht i lumtur me organizimin dhe me ndihmën e imamëve të cilët na kanë ndihmuar dhe kanë qenë pranë neve. Ndjenjat janë me të vërtetë të papërshkrueshme dhe nuk gjej fjalë t’i përshkruaj” – u shpreh një haxhi.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Përfundoi aksioni i shpërndarjes së mishit të kurbanit

Prishtinë, më 10 korrik 2024 Rreth 20 mijë kurbane janë therur dhe janë shpërndarë nga Bas…