Prishtinë,  4 maj 2021

Myftiu i Kosovës Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë mori pjesë në iftarin që  shtroi lideri  i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës z. Ramush Haradinaj.

Me këtë rast lideri i AAK-së Haradinaj theksoi se si vazhdimësi e pritjeve tradicionale në muajin e shenjtë të Ramazanit, sonte, në selinë e Aleancës, kam shtruar iftar, për nder të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIRK), myftiut Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorëve të tij. Ai shprehu  mirënjohje për kontributin e çmuar të Bashkësisë Islame në Kosovë në të gjitha etapat drejt lirisë̈, pavarësisë̈ dhe shtetndërtimit.

Muaji i Ramazanit, agjërimi, lutjet dhe devotshmëria ndaj Krijuesit, të na shërbejnë në thellimin dhe forcimin e përkrahjes dhe zemërgjerësisë ndërmjet të gjithë neve. Sonte në Selinë e AAK-së, në vazhdimësi të traditës, pata kënaqësinë të shtroj iftar për përfaqësuesit e nderuar të Bashkësisë Islame të Kosovës.”Me këtë rast, në shenjë mirënjohje për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare, kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për z. Naim Tërnava, Myfti i Republikës së Kosovës. Rrugëtimi njëmujor me agjërim, lutje dhe reflektim, të na motivojë për të qenë të bashkuar, si shoqëri tolerante dhe shtet i fortë, të gatshëm dhe të aftë për t’u përballur me të gjitha sfidat”-tha Haradinaj. 

Ndërkaq nga ana e tij Myftiu Tërnava duke falënderuar kryetarin e AAK-së z.Ramush Haradinaj  për këtë iftar që tashmë është bërë tradicional nënvizoi se BIRK-u vazhdimisht punon që në Kosovë të ketë harmoni e bashkëjetesë dhe respekt të ndërsjellë mes të gjithë njerëzve pavarësisht dallimeve  etnike  dhe fetare qe mund t’i kemi.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…