Prishtinë, 2 prill 2021

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, i është drejtuar qendrave islame shqiptare, imamëve dhe kryesive të xhamive në Diasporë për mbështetje të aksionit “Sofra e Ramazanit 2021”
>Me këtë rast duhet theksuar se edhe Myftiu i Kosovës Naim ef. Tërnava ka shprehur falenderime dhe bindjen se mërgata jonë do t’i përgjigjet këtij aksioni humanitar ashtu siç e ka bërë edhe në të kaluarën, duke e lutur Zotin për shëndet, mirëqenje e bereqet në familjen e tyre.
Me këtë rast drejtori për Diasporë Ekrem ef. Simnica falenderoi mërgatën që gjithnjë ka mbështetur BIK-un, në aksione humanitare, andaj edhe këtë kërkojmë mbështetjen e tyre në këtë akaion humanitar, duke nënvizuar se amaneti i tyre do të arrij tek nevojtarët, jetimët dhe kategoritë tjera sociale.
Ai po ashtu tha se tha se duke pasur parasysh gjendjen e rëndë humanitare që është krijuar pas përhapjes së virusit COVID-19 në Kosovë, edhe këtë vit Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës ka vendosur që, nëpërmjet shoqatës së saj humanitare “Bereqeti”, të ndërmarrë aksion humanitar “Sofra e Ramazanit” 3-20, prill 2021.
“Kërkojmë prej jush që nëpërmjet formave të komunikimit që keni me xhematë, t’i njoftoni për këtë aksion të përbashkët dhe të organizoni mbledhjen e ndihmave për ta realizuar këtë aksion në suazat e gjendjes aktuale”- shtoi drejtori Simnica
Kryesia e BIK-ut po ashtu njoftoi se pagesa mund të bëhet edhe përmes – paypal.

Shfaq më shumë në Bereqeti

Shfleto

U mbajt ligjëratë kushtuar dijetarit, prijësit dhe udhërrëfyesit Vehbi ef. Dibra nga Besnik Mustafaj

Prishtinë, më 25 prill 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka organizuar sot ligjë…