Prishtinë, 3 prill 2021

Të shtunën, me rastin e përfundimit të leximit të Kuranit, u mbajt ceremonia e duasë së hatmes në Xhaminë e Çarshisë së Rahovecit.

Pas punës së vazhdueshme 3 vjeçare të mësuesve, të cilët nuk e ndërprenë mësimin as në fillet e pandemisë, duke vazhduar kështu mësimin online, shtatëdhjetë e gjashtë nxënës përfunduan leximin e Kuranit.

Këtu përveç nxënësve dhe prindërve, i pranishëm ishte edhe Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava me stafin e tij, si dhe përfaqësues të Dijanetit.

I pari i Bashkësisë Islame i përgëzoi mësuesit dhe nxënësit për punën e bërë duke përmendur edhe vlerën mësimit të Kuranit , ai tha se gjatë tërë kohës që keni mësuar të lexoni, shpërblimi është i shumëfishtë, për juve, për mësuesit tuaj, për familjarët tuaj dhe për të gjithë ata të cilët sado pak u angazhuan që sot të jeni në këtë gjendje, që të lexoni fjalën e të Madhit Zot.

Myftiu ndër të tjerash shprehu urimet e tij për muajin e shenjtë të Ramazanit duke përcjellë edhe disa porosi për këtë muaj.

“Jemi në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, më lejoni që përmes juve që jeni të pranishëm e në veçanti përmes këtyre nxënësve të gjithë besimtarëve tanë këtu në Kosovën tonë, mirëpo dhe vëllezërve e motrave tona në mërgatë kudo që ata gjenden të ua uroj muajin e shenjtë të Ramazanit.” 

Kurse kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Rahovecit, Shani ef. Sylka, nën emocione për rezultatin e sotëm, falënderoi për përkrahjen edhe BIK-un dhe  tha se në këtë kohë pandemie dhe në këtë kohë kur njerëzit janë hutuar pas dynjasë, ju si prindër të cilët po i sillni fëmijët në xhami keni sevapet më të mëdha në ditën kur dilni para Allahut xh.sh.. 

Në fund të ceremonisë për shtatëdhjetë e gjashtë nxënësit u shpërndanë mirënjohje dhe u shpërblyen me dhurata për suksesin e treguar për këto tri vite radhazi.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava takoi zëvendësministrin për Çështje të Umres së  Arabisë Saudite, dr. Abdulaziz Vezan

Prishtinë, më 14 janar 2025 Në kuadër të takimeve me personalitetet që po marrin pjesë në …