Prishtinë, 2 prill 2021
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, i është drejtuar qendrave islame shqiptare, imamëve dhe kryesive të xhamive në Diasporë për mbështetje të aksionit “Sofra e Ramazanit 2021”
>Me këtë rast duhet theksuar se edhe Myftiu i Kosovës Naim ef. Tërnava ka shprehur falenderime dhe bindjen se mërgata jonë do t’i përgjigjet këtij aksioni humanitar ashtu siç e ka bërë edhe në të kaluarën, duke e lutur Zotin për shëndet, mirëqenje e bereqet në familjen e tyre.
Me këtë rast drejtori për Diasporë Ekrem ef. Simnica falenderoi mërgatën që gjithnjë ka mbështetur BIK-un, në aksione humanitare, andaj edhe këtë kërkojmë mbështetjen e tyre në këtë akaion humanitar, duke nënvizuar se amaneti i tyre do të arrij tek nevojtarët, jetimët dhe kategoritë tjera sociale.
Ai po ashtu tha se tha se duke pasur parasysh gjendjen e rëndë humanitare që është krijuar pas përhapjes së virusit COVID-19 në Kosovë, edhe këtë vit Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës ka vendosur që, nëpërmjet shoqatës së saj humanitare “Bereqeti”, të ndërmarrë aksion humanitar “Sofra e Ramazanit” 3-20, prill 2021.
“Kërkojmë prej jush që nëpërmjet formave të komunikimit që keni me xhematë, t’i njoftoni për këtë aksion të përbashkët dhe të organizoni mbledhjen e ndihmave për ta realizuar këtë aksion në suazat e gjendjes aktuale”- shtoi drejtori Simnica
Kryesia e BIK-ut po ashtu njoftoi se pagesa mund të bëhet edhe përmes – paypal.
-
Turqia dhuron 6 mijë pako ushqimore për familjet në nevojë në Kosovë
Prishtinë, 22 shkurt 2025 Shoqata “Bereqeti” në bashkëpunim me Drejtorinë e Vakëfeve e Tur… -
Sofra e Ramazanit 2024
Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” edhe këtë vit organizon aksionin tashmë tradicional… -
“Bereqeti” shtriu dorën e ndihmës në pjesën veriore të vendit
Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti‘’, në kuadër të aktiviteteve humanitare në pjesën ve…
Shfaq më shumë në Bereqeti
Shfleto
Prishtina ndriçohet për nder të muajit Ramazan
Prishtinë, më 2 mars 2025 Ashtu siç tanimë është bërë traditë, me rastin e fillimit të mua…