Prishtinë, 22 maj 2018
Në vazhdën e aktiviteteve të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës në muajin e Ramazanit 2018, ekipi i Ramazanit qëndroi në rajonin e Prizrenit, ku u shtrua iftar tradicional për administratën dhe imamët e këshillave të Prizrenit, Suharekës, Dragashit, Rahovecit dhe të Malishevës.
Në këtë iftar morri pjesë edhe Reisi i Rijasetit të Malit të Zi, Rifat ef Fejziqi me bashkëpunëtorë.
Pas iftarit, të pranishmëve, në emër të Kryesisë së BIRK-ut, iu drejtua Myftiu Naim Tërnava, i cili fillimisht iu lut Zotit për pranim të agjërimit, namazeve dhe të ibadeteve të tjera.
“Ky muaj i bekuar i Ramazanit po na e pastron edhe më shumë shpirtin, mendjen dhe zemrën tonë dhe me tërë qenien tonë i jemi përkushtuar Krijuesit të këtij Universi. Kur ju shikoj ju, të nderuar imamë, kujtoj se kemi obligim të madh ndaj Medresesë Alauddin për formimin e këtij kuadri kaq domethënës për ruajtjen e Fjalës së Zotit dhe të misionit të Muhamedit a.s. dhe për përcjelljen në mënyrën më besnike te brezi i ri. Nga Kurani ne në vazhdimësi marrim, se fjala e Allahut është e pashtershme, kuptimplote dhe absolute,- theksoi Myftiu Tërnava, duke shtuar se BIRK-u do të jetë prezent edhe në mërgatën tonë në Evropë, ku do të organizohen ligjërata, takime, falje të namazit të teravive dhe aktivitetet fetare të tjera.
Ai bëri thirrje për unitet mes imamëve, sepse të gjithë jemi një dhe secili për të gjithë, se ky është qëllimi ynë dhe rruga jonë. Myftiu bëri apel që imamët të japin kontribut në luftimin e dukurive negative, si vetëvrasja dhe dukuritë e tjera devijante në shoqërinë tonë.
Ndërkaq edhe reisi i Rijasetit të Malit të Zi, Rifat ef Fejziç mori fjalën falenderoi myftiun Tërnava për ftesën pêr iftar dhe çmoi kontributin e tij në shërbim të islamit dhe muslimnëve. Ai poashtu porositi imamët të jenë të unifikuar.