Prishtinë, 21 maj 2018
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, në bashkëpunim me shoqatën humanitare “Muhamed bin Rashid Al Mektum” nga Emiratet e Bashkuara Arabe, shtroi iftar për administratën dhe imamët e këshillave të rajonit të Prishtinës dhe të Mitrovicës (këshillat e Prishtinës, Obiliqit, Fushë Kosovës, Lipjanit, Vushtrrisë, Podujevës, Drenasit, Skenderajt dhe Mitrovicës). Në këtë iftar morën pjesë 350 veta, i pranishëm qe edhe vetë Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava me një pjesë të Kryesisë, si dhe drejtuesit e këshillave vendorë.
Pas iftarit, me një fjalë rasti të pranishmëve iu drejtua Myftiu Tërnava, i cili çmoi punën dhe aktivitetin që po bëjnë imamët në xhamitë e tyre, si dhe iu lut Allahut për pranim të agjërimit, namazeve dhe të ibadeteve të tjera. Myftiu Tërnava, gjatë fjalës së tij, i rikujtoi imamët për detyrat dhe përgjegjësitë që kanë, duke u kërkuar më shumë punë, sidomos gjatë muajit të Ramazanit.
-
Prishtina ndriçohet për nder të muajit Ramazan
Prishtinë, më 2 mars 2025 Ashtu siç tanimë është bërë traditë, me rastin e fillimit të mua… -
Në fshatin Nedakoc të Vushtrrisë u përurua xhamia e re
Prishtinë, më 28 shkurt 2025 Me këndim të tekbireve dhe salvateve, sot, në natën e bekuar … -
Myftiu Tërnava priti në takim shefin e Misionit të EULEX-it në Kosovë, z. Giovanni Pietro Barbano
Prishtinë, më 27 shkurt 2025Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërna…
Shfaq më shumë në Lajme
Shfleto
Prishtina ndriçohet për nder të muajit Ramazan
Prishtinë, më 2 mars 2025 Ashtu siç tanimë është bërë traditë, me rastin e fillimit të mua…