KBI-Prizren, 21.05.2018

Në organizim të Kryesisë së BIRK-ut, Reisi i Rijasetit të Malit të Zi, z. Rifat Fejziqi, i shoqëruar nga këshilltari i tij, Hfz. Sylejman ef. Bugari dhe Zejno ef. Omeragiqi, vizitoi Prizrenin, në kuadër të vizitave gjatë muajit të madhërishëm të Ramazanit. Ata u pritën nga kryetari i Këshillit të Prizrenit Besim Berisha.

Gjatë qëndrimit në Prizren, Reisi Rifat Fejziqi, më datë 21.05.2018, mbajti ligjëratë në namazin e teravive në xhaminë e fshatit Mushnikovë, ndërsa më datë 22.05.2018 para namazit të drekës në xhaminë e fshatit Lubinjë e Epërme.

Gjithashtu, edhe ligjëruesi i njohur, Hfz. Sylejman Bugari, më datë 21.05.2018 mbajti ligjëratë në xhaminë e re në Lubizhdë të Prizrenit, si dhe, më datë 22.05.2018, mbajti ligjëratë në xhaminë e fshatit Reçan.

Edhe Zejno Omeragiqi, më datë 21.05.2018, mbajti ligjëratë para namazit të teravive në xhaminë “Uhud” në Prizren.

Në fund të vizitës, Reisi Fejziqi dhe Hfz. Bugari, realizuan një emision televiziv për RTV-BESA.

Vizita ishte mbresëlënëse dhe përfundoi me idenë e një bashkëpunimi sa më të mirë në të ardhmen.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim zv/ministrin e Jashtëm të Turqisë, z. Yasin Ekrem Serim

Prishtinë, më 28 mars 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…