Prishtinë, më 24 nëntor 2022
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt të saj, të cilën e hapi dhe e kryesoi kryetari i saj, Myftiu Naim ef. Tërnava.
Myftiu Tërnava në hapje të kësaj mbledhje fillimisht falënderoi Zotin e Madhëruar për mirësitë e shumta që na i ka dhuruar, e më pas falënderoi edhe anëtarët e Kryesisë dhe të gjithë punëtorët e BIK-ut për kontributin që janë duke dhënë në ngritjen e fjalës së Zotit xh.sh..
Kryesia e BI-së në këtë mbledhje, në rendin e ditës diskutoi për përgatitjet për mbajtjen e mbledhjes së Kuvendit të BI-së së Kosovës, pastaj aprovimin e projekt-buxhetit të këshillave të BI-së dhe të Kryesisë për vitin 2023, si dhe shqyrtoi lëndë të ndryshme dhe mori vendime në bazë të kompetencave që i takojnë.