Prishtinë, 28 shkurt 2020


Kryeministri i Kosovës Albin Kurti priti në takim kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun Naim ef. Tërnava.
Kryeministri Kurti falënderoi Myftiun Tërnava për vizitën dhe shfaqi bindjen se aktivitetet dhe bashkëpunimi do të jetë i ndërsjellë në të mirë të proceseve të vendit.
Me këtë rast,  Myftiu Tërnava në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të  Kosovës  uroi kryeministrin Albin Kurti për postin duke lutur Zotin për shëndet dhe për suksese në këtë detyrë dhe që të vazhdohet bashkëpunimi me Bashkësinë Islame të Kosovës në të mirë të qytetarëve.
Dy palët u dakorduan se Kosova është një vend, ku komunitetet jetojnë në paqe, harmoni e bashkëjetesë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava takoi zëvendësministrin për Çështje të Umres së  Arabisë Saudite, dr. Abdulaziz Vezan

Prishtinë, më 14 janar 2025 Në kuadër të takimeve me personalitetet që po marrin pjesë në …