Prishtinë, 28 shkurt 2020

Më 28 shkurt, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim ef.Tërnava dhe Mirza As Saeg, shef i kabinetit të ministrit të Financave të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe njëherësh edhe anëtar i Fondacionit Al Maktoum nga Dubai, kanë mbajtur konferencë për medie.Temë e kësaj konferencë ishte marrëveshja dhe bashkëpunimi mes EBA-së dhe BIRK-ut, gjegjësisht Kosovës. Në hapje të saj, Myftiu Tërnava falënderoi Emiratet e Bashkuara Arabe për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën në çdo etapë të saj, duke përkujtuar se EBA-ja është shteti i parë arab qe e ka njohur shtetin e Kosovës dhe ka përkrahur Kosovën në anëtarësimin e saj në të gjitha mekanizmat ndërkombëtarë. “Dëshiroj të falënderoj shtetin mik, Emiratet e Bashkuara, popullin dhe veçanërisht ministrin e Financave të EBA-së shejh Hamdan bin Rashid, që qëndruan gjithmonë pranë popullit të Kosovës. Neve na kujtohet para 20 vjetëve kur populli i Kosovës u dëbua dhe ne nuk harrojmë ndihmën kur EBA-ja dërgoi ndihma dhe u kujdes për të dëbuarit nga Kosova për në Shqipëri dhe në Maqedoni, gjithashtu marrjen pjesë të ushtrisë së Emirateve me misionin e NATO-s, që qëndruan rreth 2 vjet në Vushtrri”-tha myftiu Tërnava, duke potencuar se ata kanë bërë shumë në ngritjen infrastrukturore të BIRK-ut dhe se kjo nuk do të mund të bëhej pa mikun e madh të Kosovës dr. Mirzanë, i cili dëshiron të kontribuojë për Kosovën, ai e do Kosovën dhe i jam shumë mirënjohës.

Nga ana e tij, Mirza As Saeg foli për marrëdhëniet e shkëlqyeshme në mes të shtetit të Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. Ai ka shprehur lëvdata për popullin e Kosovës, duke e quajtur dashamir dhe për këtë tha se ndiejnë obligim për të vazhduar bashkëpunimin dhe ndihmën.“Myftiu i nderuar sqaroi shumë gjera qe i ka bërë shteti arab për Kosovën, ne ndiejmë obligim të vazhdojmë të punojmë në këtë vend, ky është një obligim që na obligon feja jonë, ndërgjegjja jonë”. Ai më pas tha se gjatë 3 ditëve ka parë atë që po bën Bashkësia Islame e Kosovës, gjë që e shtyn të vazhdojë mbështetjen, që kanë vizituar shumë komuna në Kosovë dhe vende të ndryshme ku Bashkësia Islame ka plan investimi”- tha z.Saeg.

Saeg premtoi investime në 3 projekte të ndryshme si dhe në trajnimin e grave për rrobaqepësi, produktet e të cilave do të shiten në Emiratet e Bashkuara. “Dje kam mësuar për tri projekte të cilat janë të arsyeshme për t’u përkrahur në Pejë, një vakëf për BIRK-un dhe 2 në Skënderaj. Ata premtuan se, për projektet që u janë dorëzuar atyre, do t’u përgjigjen pozitivisht dhe se kanë një besim të madh në Myftiun Tërnava dhe në BIRK-un, që i vlerësoi si shumë të sinqertë në punë dhe në veprime.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim shefen e UNMIK-ut, znj. Carolina Ziadeh

Prishtinë, më 9 tetor 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…