Prishtinë, 28 shkurt 2020
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti priti në takim kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun Naim ef. Tërnava.
Kryeministri Kurti falënderoi Myftiun Tërnava për vizitën dhe shfaqi bindjen se aktivitetet dhe bashkëpunimi do të jetë i ndërsjellë në të mirë të proceseve të vendit.
Me këtë rast, Myftiu Tërnava në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës uroi kryeministrin Albin Kurti për postin duke lutur Zotin për shëndet dhe për suksese në këtë detyrë dhe që të vazhdohet bashkëpunimi me Bashkësinë Islame të Kosovës në të mirë të qytetarëve.
Dy palët u dakorduan se Kosova është një vend, ku komunitetet jetojnë në paqe, harmoni e bashkëjetesë.