Prishtinë, më 22 qershor 2022

Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, së bashku me koordinatorin e zyrës së Dijanetit në Prishtinë, z. Bilal Coşkun, ka zhvilluar sot një takim pune me mualimet e Departamentit të Gruas së Bashkësisë Islame të Kosovës.

Fillimisht, kryeimami Sahiti i përgëzoi dhe i uroi mualimet për punën dhe kontributin e tyre në fushën e mësim-besimit me grupmosha të ndryshme në xhamitë ku veprojnë.
“Misioni ynë fisnik kërkon nga ne që të angazhohemi edhe më shumë në mbarëvajtjen dhe ecurinë sa më të mirë të mësim-besimit”, theksoi mes tjerash kryeimami Sahiti.

Ky takim në fokus kishte vlerësimin e punës dhe raporteve të mualimeve për gjashtëmujorin e parë të këtij viti dhe për të diskutuar mbi mundësitë e avansimit të mësim-besimit në nivel vendi. Projekti i angazhimit të mualimeve në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës edhe këtë vit po mbështetet nga zyra e Dijanetit.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Prishtina ndriçohet për nder të muajit Ramazan

Prishtinë, më 2 mars 2025 Ashtu siç tanimë është bërë traditë, me rastin e fillimit të mua…