Prishtinë, më 22 qershor 2022

Drejtori i Drejtorisë për Kulturë dhe Veprimtari Botuese në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ramadan Shkodra, i shoqëruar nga përgjegjësi për literaturë, Agim Gashi, kanë vizituar sot Shoqatën e të Burgosurve Politikë të Kosovës, në të cilën u pritën nga u.d. drejtori Selatin Novosella.

Ata vizituan bibliotekën e sapo themeluar të Shoqatës dhe arkivin e saj.

Me këtë rast, Drejtoria për Kulturë dhe Veprimtari Botuese në BIK, i dhuroi Shoqatës së të Burgosurve Politik, 73 tituj, botime nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, më konkretisht nga shtëpia botuese “Dituria Islame”. Titujt janë të fushave të ndryshme, ndër to nga kultura, historia, gjuhësia, letërsia etj.

U.d. drejtori Novosella falënderoi drejtorin Shkodra, por edhe institucionin e Bashkësisë Islame të Kosovës për këtë dhuratë, duke e cilësuar atë si një ndihmesë të madhe për këtë shoqatë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim veprimtarin Selatin Novosella

Prishtinë, më 4 nëntor 2024Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…