Prishtinë, më 22 qershor 2022

Me ftesë të ministrit të Ministrisë së Vakëfeve dhe Çështjeve Islame të Kuvajtit, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga shefi i kabinetit të tij, Besim ef. Mehmeti, po qëndrojnë për vizitë punë në shtetin e Kuvajtit.

Myftiu Tërnava u prit sot në takim në Ministrinë e Vakëfeve dhe Çështjeve Fetare të Kuvajtit nga zëvendësministri Ferid Imadi, të cilin Myftiu e njohu me veprimtarinë, sfidat, aktivitetet dhe projektet e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Myftiu Tërnava e falënderoi Qeverinë e Kuvajtit, si dhe popullin e tij për ndihmat dhe përkrahjen e ofruar për shtetin e Kosovës në fusha të ndryshme. Ai gjithashtu e njohu zëvendësministrin edhe me arritjet që janë bërë në fushën e vakëfeve që nga përfundimi i luftës e tutje.

Zëvendësministri Imadi dhe Myftiu Tërnava u pajtuan që në të ardhmen të thellohet bashkëpunimi në fusha të ndryshme në interes të përbashkët të të dyja vendeve.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Prishtina ndriçohet për nder të muajit Ramazan

Prishtinë, më 2 mars 2025 Ashtu siç tanimë është bërë traditë, me rastin e fillimit të mua…