Shkurt – mars 2014
Gjatë periudhës shkurt-mars të këtij viti, Kryeimami i Kosovës, Sabri ef. Bajgora, vizitoi të gjithë Këshillat e BI të Republikës së Kosovës, duke u takuar në këtë mënyrë me strukturat udhëheqëse të institucioneve në fjalë, si dhe me të gjithë imamët që veprimtarinë e tyre e zhvillojnë në kuadër të këtij institucioni.
Kryeimami Bajgora pati rastin që për së afërmi të njihet me punën dhe kontributin e stafit të nderuar të imamëve anëekënd territorit të Republikës së Kosovës, në realizimin e programit dhe detyrave me të cilat ata janë ngarkuar. Ai i përgëzoi nëpunësit administrativ dhe imamët për angazhimin e tyre dhe në të njëjtën kohë kërkoi nga ta që të vazhdojnë të respektojnë hierarkinë institucionale.
Takimet u vlerësuan si mjaft konstruktive, ku përveq tjerash u diskutuan edhe vështirësitë me të cilat ata ballafaqohen si dhe planet për të ardhmen, gjithnjë në dobi të fesë dhe kombit.
Kryeimami shoqërohej nga ndihmësi i tij, Fatmir ef. Iljazi dhe drejtori për botim dhe media i BIK, Ahmet ef. Sadriu.