Myftiu Tërnava vizitoi Kuvendin komunal të Obiliqit Prishtinë, 26 mars 2014Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava i shoqëruar nga bashkëpunëtorët vizituan Kuvendin komunal të Obiliqit, ku u priten nga kryetari Xhafer Gashi, të cilin myftiu Tërnava e uroi e përgëzoi me rastin e detyrës së re. Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, e njohu myftiun Tërnava me përzgjedhjen e ekzekutivit komunal dhe aktivitetet që po zhvillohen në Komunë, si dhe bashkëpunimin e Komunës me Këshillin e BI në Obiliq. Ai e njohu Myftiun edhe me vendimin e autoriteteve komunale për heqjen e shpenzimeve për ceremoninë e varrimit për banoret e komunës së Obiliqit. Myftiu Tërnava dhe kryetari Gashi u dakorduan që në të ardhmen të bashkëpunohet më ngushtë në të mirë të banorëve e besimtarëve të kësaj ane.Në takim qenë edhe përfaqësuesit e Këshilli të BI së Obiliqit, të prirë nga kryetari, Behar Mjeku.