Me 27.03 2014 e enjte ora 13:00 Departamenti i Gruas i Bashkësisë Islame të Kosovës vazhdoi ciklin e ligjëratave nëpër xhamitë e Prishtinës.Këtë javë u mbajten këto ligjërata:
Te xhamia e Emshirit ligjëroi Sala Mehemti temën”Jeta është sfid”  pasi foli  për sfidat  që preokupohemi  qdo  ditë  me to theksoi  edhe  arsyet  pse  ne  sprovohemi, si  dhe  disa  nga pikat  për  tejkalimin  e këtyre  sfidave.

Një ndër  xhamit ishte edhe ajo në lagjen Vranjevc xhamia “M.Sherif ef.Ahmeti” ku u mbajtë ligjërata me temën: “Mbështetja në Allahun” nga ligjëruesja Bardha Kqiku.
Tema ishte e një rëndësie të veçant andaj u shtjelluan disa pika me rëndësi, por ndër të tjera u tha: “ Mbështetja në Allahun-Sunduesin Absolut do të thotë njohje e Allahut dhe e Madhështisë së Tij. Njohje sepse me anë të saj ne na shtohet bindja dhe na forcohet besimi, për këtë edhe i mbështetemi Atij pa kurrfarë frike se do na braktisë ndonjëherë.
Allahu në Kur’an na thotë: “…Kush i mbështetet Allahut, Ai i mjafton atij…”

Ndërsa në xhamin ‘’Ebu Beker  es-Siddik’’- bregu i diellit, u mbajt ligjërat me temën ” Udhëzimi në Islam” të cilën e ligjëroi Kadrie Dragusha ku ndër të tjerash tha: “Nuk ka dhunti më të madhe që Allahu i dha njeriut se sa udhëzimi,sepse pa të nuk ka jetë,nuk ka shpetim.Ajo ju tregoi të pranishmeve edhe për rrugen të cilën ne duhet ta ndjekim e që është rruga për në islam sepse kjo është e vetmja rrugë e shpëtimit.
Pastaj temën : “Dashuria ndaj  Allahut xh.sh” në xhamin “Jusuf Çelebi “e ligjëroi Aishe Gashi e cila  foli për rrugen që robi duhet ta përshkoj që të arijë deri te kjo dashuri, ku ndër kushtet kryesore për  të arritur tek dashuria dhe ndjenja e mallit për të  dashurin  është njohja e Tij, pra sa ma e madhe të jetë dija për Allahun aq më  madhe do të të jetë dashuria për Të.
 Pastaj në Xhamin Sylejman Mustafa  u mbajt  ligjerata me temën “ Lidhja e njëriut me Allahun “ ku ligjëroi teologe Fitore Dervishi e cila pasi që ju tregoi për vlerën dhe rëndesinë e  lidhjes së njeriut me Allahun dhe rezultatet e saja, ajo ia mësoj  edhe mënyrën se si të jemi të lidhur me shumë me Allahun e që njera prej lidhjeve më dobiprurëse është meditimi në Allahun dhe krijesat e Tij.
Po këtë ditë në OJQ-në “Kosova për nihmë dhe zhvillim” teologe Mr. Vaxhide Bunjaku Podvorica mbajti një ligjërat për të pranishmet për “Domethënien  dhe gjurmet që lë  fjala La Ilahe ilall-Allah ajo ndër të tjerash tha se fillimi i së vërtetës për në rrugen e Allahut është fjala la ilahe ila-allah, që me të ndriqohet zemra dhe me të dhurohet jeta,e në qoftë se thuhet me besnikëri dhe sinqeritet dhe pohohet me kërkesat  e saj, le gjurmë të çmuara tek individi dhe shoqria.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava u prit në takim nga sekretari gjeneral i Ligës së Botës Islame RABITA, dr. Muhamed Abdulkerim al Isa

Prishtinë, më 23 prill 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërna…