Datë: 24 qershor 2022
Këshilli i Bashkësisë Islame në Mitrovicë shpall:
KONKURS
Për plotësimin e vendit të lirë të punës:
1. Sekretar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Mitrovicë

Kandidatët duhet t’i plotësojnë këto kushte:

  1. Të kanë të kryer Medresenë, FSI-në, Fakultetin e Studimeve Islame jashtë vendit ose Fakultetin Juridik.
  2. T’u përmbahem Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, rregulloreve, vendimeve të Kryesisë dhe Rregullores së KBI-së Mitrovicë.
  3. Të shquhen për fetaritet e virtyte humane dhe për aftësi organizative;
  4. Të janë të shëndoshë psikikisht dhe fizikisht;
  5. Të mos kanë vërejtje në punë, nëse paraprakisht kanë qenë të punësuar;
  6. Të janë nënshtetas të Republikës së Kosovës;
  7. Të ketë përvojë pune së paku 5 vjet në Bashkësinë Islame.

Dokumentet e kërkuara:

Krahas kërkesës për punësim, duhen bashkëngjitur edhe këto dokumente:

  • Diploma e Medresesë dhe ajo e Fakultetit (FSI ose Juridik)
  • Certifikata e lindjes
  • Certifikata shëndetësore
  • Certifikata se nuk është nën hetime ose i dënuar
  • Vërtetimi për përvojën e punës
  • Deklaratë me shkrim se ka për t’i kryer të gjitha shërbimet fetare nëse e kërkon nevoja
  • CV –ja, të dhënat personale, kualifikimet ose dëshmitë për aftësim profesional
  • Letërnjoftimi (fotokopje)

Të gjitha dokumentet të jenë në origjinal!

Vërejtje:

Dokumentet dorëzohen në zyrën e Këshillit të Bashkësisë Islame në Mitrovicë.
Dokumentet e pakompletuara, si dhe ato që arrijnë pas afatit të paraparë, nuk do të merren në shqyrtim.
Konkursi është i hapur 15 ditë kalendarike, nga dita e publikimit në websajtin e Kryesisë së BIRK-ut.

  • Tender

    Prishtinë, 20 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës Shpall: I. …
  • Tender

    Prishtinë, 12 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës Shpall:&nbs…
  • Konkurs

    Datë: 6 nëntor 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Drenas, shpallë: K O N K U R S Për plo…
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Tender

Prishtinë, 20 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës Shpall: I. …