Prishtinë, më 27 qershor 2022

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim ambasadorin e Arabisë Saudite, Feisal Ghazi Ismail.

Myftiu Tërnava fillimisht i uroi mirëseardhje mysafirit, e më pas e njohu atë me punët, angazhimet dhe sfidat me të cilat përballet institucioni i Bashkësisë Islame të Kosovës. Ai edhe njëherë shprehu falënderimet e tij për përkrahjen dhe ndihmat e vazhdueshme që ka dhënë shteti i Arabisë Saudite për popullin e Kosovës. Myftiu shprehu gatishmërinë e institucionit të BIK-ut që të vazhdojë edhe më tej bashkëpunimin e mirë ndërmjet BIK-ut dhe Ambasadës së Arabisë Saudite.

Nga ana e tij, ambasadori Feisal Ghazi Ismail, shprehu falënderimet e tij për mikpritjen dhe për gatishmërinë e BIK-ut që të vazhdojë bashkëpunimi ndërmjet BIK-ut dhe Ambasadës së Arabisë Saudite. Ai edhe njëherë çmoi lart kontributin e Myftiut Tërnava dhe të Bashkësisë Islame të Kosovës për promovimin e vlerave qytetare në vend dhe për harmoninë fetare e cila ekziston në Kosovë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava takoi zëvendësministrin për Çështje të Umres së  Arabisë Saudite, dr. Abdulaziz Vezan

Prishtinë, më 14 janar 2025 Në kuadër të takimeve me personalitetet që po marrin pjesë në …