Datë: 15 nëntor 2021
Në bazë të Rregullorës së Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit e në mbështetje të Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Kosovës, neni 38, alineja 9, Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren, në mbledhjen e mbajtur më 02.11.2021, mori vendim të shpallë këtë
KONKURS
- Referent për pronë në administratën e KBI-Prizren;
- Arkivist-kompjuterist në administratën e KBI-Prizren;
- Roje i natës në zyret e administratës së KBI-Prizren (2 vende);
- Gasall-shofer në administratën e KBI-Prizren (2 vende).
Kandidati i interesuar duhet t’i plotësojë këto kushte:
- Të ketë kryer Medresenë ose shkollën e Mesme (diploma e vërtetuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës). Për vendin e punës “refererent për pronë”, kërkohet të ketë kryer fakultetin ekonomik- menaxhment, dhe të ketë përvojë pune së paku 6 muaj;
- T’i përmbahet Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, Rregulloreve dhe Vendimeve të Kryesisë dhe Rregullores së Këshillit të Bl-Prizren;
- Të ketë aftësi komunikuese, njohuri të nevojshme për vendin e punës dhe virtyte islame;
- Të jetë i shëndoshë psikikisht dhe fizikisht;
- Të mos ketë vërejtje për punën e tij (nëse ka qenë në punë më parë);
- Të jetë nënshtetas i Republikës së Kosovës.
Kandidati krahas kërkesës për punësim, duhet bashkëngjitur edhe këto dokumente:
- Diploma e Medresesë ose e shkollës së Mesme;
- Diploma e fakultetit për vendin e punës sipas pikës 1;
- Çertifikata e lindjes;
- Çertifikata shëndetësore;
- Çertifikata se nuk është nën hetime ose i dënuar;
- Vërtetimi për përvojën e punës;
- Deklarata me shkrim se ka për t’i kryer të gjitha shërbimet fetare;
- CV -ja, të dhënat personale, kualifikimet ose dëshmitë për aftësim profesional;
- Letëmjoftimi (fotokopje).
(Të gjitha dokumentet duhet të jenë në origjinal)!
Vërejtje:
Dokumentet dorëzohen në zyrën e Këshillit të Bl-së të Prizrenit.
Dokumentet e pakompletuara, si dhe ato që arrijnë pas afatit të paraparë, nuk do të merren në shqyrtim.
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë kalendarike, nga dita e publikimit në vvebsajtin e Kryesisë së BIRK-ut.