Datë: 04.06.2021

Këshilli i Bashkësisë Islame në Malishevë, në mbledhjen e vet të mbajtur me 03.06.2021 duke u mbështetur në kërkesën e Kryesisë së BIRK-ut me nr. 721/20 të datës 10.07.2020 si dhe në bazë të nenit 38, pika 1.7 dhe 1.9 të Kushtetutës së BIRK-ut dhe rregullores së Këshillit mori vendim të shpallë:  

KONKURS

Për plotësimin e vendeve të lira të punës si vijon:

  1. Arkëtar të Këshillit të Bashkësisë Islame në Malishevë
  2. Imam, Hatib dhe Mualim në Xhaminë e fshatit Llashkadrenoc.
  3. Imam Hatib dhe Mualim në Xhaminë e fshatit Lumishtë.
  4. Imam Hatib dhe Mualim në Xhaminë e fshatit Panorc

Kandidatët e interesuar duhet të  plotësojnë këto kushte:

1. Të ketë të kryer Medresenë, FSI-në ose Fakultetin e Studimeve Islame jashtë vendit (diploma e vërtetuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës).
2. T’u përmbahem Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, rregulloreve, vendimeve të Kryesisë dhe Rregullores së Këshillit.
3. Të kenë aftësi komunikuese dhe organizative për çështje fetare.
4. Të jenë të shëndoshë psikikisht dhe fizikisht.
5. Të mos kenë vërejtje në punë, nëse paraprakisht kanë qenë të punësuar.
6. Të jenë të pranueshëm nga Këshilli i Xhamisë dhe xhemati përkatës.
7. Të jenë nënshtetas të Republikës së Kosovës.

8. Për vendin e punës “arkëtar” kërkohet që të ketë të kryer Medresenë, Fakultetin e Studimeve Islame brenda vendit ose jashtë apo Fakultetin Ekonomik brenda ose jashtë vendit, si dhe dy vite përvojë pune në Bashkësinë Islame.


Dokumentet e kërkuara:
Krahas kërkesës për punësim, duhen bashkëngjitur edhe këto dokumente:
* Diploma e Medresesë dhe ajo e Fakultetit
* Çertifikata e lindjes
* Çertifikata shëndetësore
* Çertifikata se nuk është nën hetime ose i dënuar
* Vërtetimi për përvojën e punës
* Deklaratë me shkrim se ka për t’i kryer të gjitha shërbimet fetare
* CV –ja, të dhënat personale, kualifikimet ose dëshmitë për aftësim profesional
* Letërnjoftimi (fotokopje)
Të gjitha dokumentet të jenë në origjinal!

Vërejtje:
Dokumentet dorëzohen në zyrën e Këshillit të Bashkësisë Islame të Malishevës.
Dokumentet e pakompletuara, si dhe ato që arrijnë pas afatit të paraparë, nuk do të merren në shqyrtim.
Konkursi është i hapur 10 ditë kalendarike, nga dita e publikimit në websajtin e Kryesisë së BIRK-ut.

  • Konkurs

    Datë: 2 tetor 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Podujevë, shpallë:KONKURSPër plotësimin…
  • Tender

    Prishtinë, 26 shtator 2024  Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës Shpall:&n…
  • Konkurs

    Datë: 26 shtator 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Mitrovicë, shpallë:KONKURSPër plotës…
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Konkurs

Datë: 2 tetor 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Podujevë, shpallë:KONKURSPër plotësimin…