Konkurs 16 maj 2019 Për vendin e punës roje nate në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës Kandidatët e interesuar duhet t’i plotësojnë këto kushte: Të ketë përgatitje të mesme Të ketë një vjet përvojë pune Dokumentet e nevojshme: Kërkesa së cilës i duhen bashkëngjitur këto dokumente: Diploma e shkollës së mesmeVërtetimi për përvojën e punësCertifikata e lindjesCertifikata e shëndetit (e mjekut)Certifikata se nuk është nën hetimeCV-ja – të dhënat personale Të gjitha dokumentet duhet të jenë origjinale. Konkursi mbetet i hapur 10 ditë nga dita e publikimit në web faqen e Kryesisë së BIK-ut. Dokumentet e kompletuara dorëzohen në sekretarinë e Kryesisë së BI-së. Dokumentet e pakompletuara dhe ato që arrijnë pas afatit, nuk do të merren në shqyrtim.