Konkurs

E premte, 3 prill 2020
Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë
Shpall:
KONKURS
Për plotësimin e vendeve të lira të punës:

Imam, hatib dhe mual-lim në këto xhami:

  1. Në xhaminë e M. Jusufit
  2. Në xhaminë e F. Agës
  3. Në xhaminë e Sobës
  4. Në xhaminë e fshatit Lipovec
  5. Në xhaminë e fshatit Batushë
  6. Në xhaminë e fshatit Krelan
  7. Në xhaminë e fshatit Shqiponjë (Jabllanicë)
  8. Mejtepi i Halil Efendisë

Kandidatët duhet t’i plotësojnë këto kushte:

  1. Të kanë të kryer Medresenë, FSI-në ose Fakultetin e Studimeve Islame jashtë vendit (diploma e vërtetuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës)
  2. T’u përmbahem Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, rregulloreve, vendimeve të Kryesisë dhe Rregullores së Këshillit
  3. Të kanë aftësi komunikuese dhe organizative për çështje fetare
  4. Të janë të shëndoshë psikikisht dhe fizikisht
  5. Të mos kanë vërejtje në punë, nëse paraprakisht kanë qenë të punësuar
  6. Të janë të pranueshëm nga Këshilli i Xhamisë dhe xhemati përkatës
  7. Të janë nënshtetas të Republikës së Kosovës

Dokumentet e kërkuara:

Krahas kërkesës për punësim, duhen bashkëngjitur edhe këto dokumente:

  • Diploma e Medresesë dhe ajo e Fakultetit
  • Certifikata e lindjes
  • Certifikata shëndetësore
  • Certifikata se nuk është nën hetime ose i dënuar
  • Vërtetimi për përvojën e punës
  • Deklaratë me shkrim se ka për t’i kryer të gjitha shërbimet fetare
  • CV –ja, të dhënat personale, kualifikimet ose dëshmitë për aftësim profesional
  • Letërnjoftimi (fotokopje)

Të gjitha dokumentet të jenë në origjinal!

Vërejtje:

Dokumentet dorëzohen në zyrën e Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjakovë.

Dokumentet e pakompletuara, si dhe ato që arrijnë pas afatit të paraparë, nuk do të merren në shqyrtim.

Konkursi është i hapur 15 ditë kalendarike, nga dita e publikimit në websajtin e Kryesisë së BIRK-ut.

  • Konkurs

    Data: 3 dhjetor 2020 Këshilli i Bashkësisë Islame i Mitrovicës shpall: KONKURS Për plotësi…
  • Ka ndërruar jetë Hajrullah ef. Hoxha (1939-2020)

    Të Zotit jemi dhe tek Ai do të kthehemi!Njoftojmë kolegët, miqtë e opinion e gjerë se në o…
  • Konkurs

    Data: 1 dhjetor 2020Këshilli i Bashkësisë Islame i Vushtrrisë shpall: KONKURS Për plotësim…
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Konkurs

Data: 3 dhjetor 2020 Këshilli i Bashkësisë Islame i Mitrovicës shpall: KONKURS Për plotësi…