16 maj 2019
Për vendin e punës libërshitës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës
Kandidatët e interesuar duhet t’i plotësojnë këto kushte:
Të ketë përgatitje superiore (përparësi të ketë të kryer Medresenë),
- Të ketë tre vjet përvojë pune në Bashkësinë Islame,
- Të njohë punën me kompjuter,
- Të njohë një gjuhë të huaj (arabisht, anglisht, turqisht etj).
Dokumentet e nevojshme:
Kërkesa së cilës i duhen bashkëngjitur këto dokumente: - Diploma e shkollës së mesme dhe e fakultetit,
- Vërtetimi për përvojën e punës,
- Dëshmi për njohjen e punës me kompjuter,
- Dëshmi për njohjen e një gjuhe të huaj,
- Certifikata e lindjes,
- Certifikata e shëndetit (e mjekut),
- Certifikata se nuk është nën hetime,
- CV – të dhënat personale.
Të gjitha dokumentet duhet të jenë origjinale.
Konkursi mbetet i hapur 10 ditë nga dita e publikimit në web faqen e Kryesisë së BIK-së.
Dokumentet e kompletuara dorëzohen në sekretarinë e Kryesisë së BI-së.
Dokumentet e pakompletuara dhe ato që arrijnë pas afatit, nuk do të merren në shqyrtim.